Asllani për Tmavën: Nuk do të ketë “vetinstalim” në ndërmarrjet publike

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Shkumbin Asllani,  këshilltari ligjor i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik  Valdrin Llukës ka reaguar pas akuzave që ish drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava ka drejtuar ndaj ministrit Lluka, duke thënë se ky i fundit i ka ndërhyrë në punën e tij.

Asllani në një postim në facbook, ka thënë se Lluka nuk ka bërë asnjë presion ndaj ish drejtorit të Trepçës, por që ka shkruar se do të ndërpritet praktika e  mbrapshtë e personave qe ‘vetinstalohen’ ne krye të  Ndërmarrjeve Publike  në kundërshtim me ligjin.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë ndërhyrje tek asnjë ndërmarrje publike në asnjë formë. Por ama; nuk ka as njohje për asnjë subjekt ‘vetinstalues’ në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Vendimet paraprake dhe veprimet e Ministrit Valdrin Lluka(të gjitha jo-populiste) gjithnjë në pajtim me dispozitat ligjore dhe parimet korporative, kanë për qëllim ruajtjen e afarizmit të ndërmarrjeve publike si dhe ndërprerjen e praktikave të ‘mbrapshta’ të qeverisjes me asete në pronësi publike.” ka shkruar Asllani./GazetaBlic/Veriu.info

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE