Analisti Astrit Gashi ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kurtit, i cili i kërkoi Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.
Gashi ka hyrë në rolin e militantit të Vetëvendosjes dhe ka ironizuar me vendimin e sotëm. Ai ka shkruar se askush nuk ka rezistuar më gjatë se Kurti për t’ia bartur tokat Manastirit të Deçanit.
Ai ka thënë se Kurti “ka qëndruar i pamposhtur madje edhe deri sot në 12, ndonëse ndërkombëtarët i kanë kërkuar me ngulm që të ketë veprim e jo fjalë”.
“Militant Gashi, Qendra e VV në Deçan dhe jo vetëm”, ka shkruar ai në fund.
Askush nuk ka rezistuar me gjate se Albin Kurti per t’i bartur tokat Manastirit te Deçanit. Ai ka qendruar i pamposhtur madje edhe deri ne sot ne 12, ndonese nderkombetaret i kane kerkuar me ngulm qe te kete veprim dhe jo me fjale. Luftoi deri ne fund, dhe e shpetoi Kosoven. Qe 20 vite askush nuk ka rezistuar me shume se Albin Kurti. -Militant Gashi, Qendra e VV ne Deçan dhe jo vetëm”, ka shkruar Gashi në Facebook.