Atifete Jahjaga takohet me ish-sekretaren Albright

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar ish-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka falënderuar ish-sekretaren për pjesëmarrjen në festimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

“Shumë e nderuar me mikëpritjen e Sekretares Albright, të cilën e falënderova edhe njëherë që ishte pjesë e festimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Sekretarja Albright tha që ka kujtime të jashtëzakonshme nga kjo ngjarje, dhe që kudo që shkon flet për mikëpritjen e popullit të Kosovës”, ka shkruar Jahjaga.

Në fotografinë e postuar me Madeleine Albright, ish-presidentja ka shkruar “Jemi me fat që të kemi Sekretare Albright”.

Postimi i plotë:

Shumë e nderuar me mikëpritjen e Sekretares Albright, të cilën e falënderova edhe njëherë që ishte pjesë e festimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Sekretarja Albright tha që ka kujtime të jashtëzakonshme nga kjo ngjarje, dhe që kudo që shkon flet për mikëpritjen e popullit të Kosovës.

Jemi me fat që të kemi Sekretare Albright.

SHPËRNDAJE