Autobusi bie në humnerë, 25 të vdekur

Të paktën 25 njerëz humbën jetën kur një autobus ra në humnerë në Indinë veriore, tha policia.

Aksidenti ndodhi sot jo shumë larg qytetit të Kulu, në shtetin Himachal Pradesh, njofton AP.

Shkaku i këtij aksidenti është ende duke u përcaktuar dhe operacioni i shpëtimit është në zhvillim e sipër.

Në Indi çdo vit rreth 150,000 njerëz humbasin jetën në rrugë që mbahen keq dhe automjetet janë të stërmbushura me udhëtarë.

SHPËRNDAJE