Autogoli qesharak në ndeshjen mes Francës dhe Norvegjisë

Qendërmbrojtësja e Francës, Wendie Renard, e shënoi një autogol qesharak në ndeshjen e mbrëmshme kundër Norvegjisë, në Kampionatin Botëror të grave, që po zhvillohet aktualisht në Francë.

Franca e filloi në mënyrë të mrekullueshme Kampionatin Botëror, duke e mposhtur Korenë Jugore me rezultat 4:0 në ndeshjen hapëse të këtij turneu, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja e radhës për ta ishte ajo kundër Norvegjisë. Përkundër që asnjëra skuadër nuk shënoi gol në 45 minutëshin e parë, vashat bënë shumë aksione dhe ndeshja ishte mjaft interesante.

Më pas, loja u gjallërua edhe më shumë në pjesën e dytë. Valerie Gauvin shënoi gol për Francën para se të kalonte një minutë nga fillimi i pjesës së dytë.

Por, Norvegjia u kthye në lojë pas një autogoli të turpshëm të Wendie Renardit. Qendërmbrojtësja kishte shënuar dy herë kundër Koresë së Jugut në ndeshjen e parë, mirëpo kundër Norvegjisë e shënoi një autogol pa pasur presion nga të tjerët në fushë.

Megjithatë, Franca i fitoi të tri pikët e kësaj ndeshjeje pasi që VAR-i e akordoi një penallti për “Les Blues” rreth 20 minuta para fundit. Këtë penallti e ktheu në gol Eugenie Le Sommer/

Tani francezet e kanë siguruar kualifikimin për fazën tjetër të Botërorit pasi që i ka grumbulluar gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE