Avdullah Hoti e kërcënon hapur Albin Kurtin: Ne largohemi nga koalicioni me Vetëvendosjen

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind për lëndën e parë ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

“Ky nuk ishte vendim. Vendimet e qeverisë nuk merren në konferenca shtypi. Nuk mund të shkojë përpara asnjë vendim për të cilin nuk dakordohen partnerët qeverisës”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoti. “Kërkesa e jonë ka qenë e vazhdueshme që ne duhet të ulemi dhe të dakordohemi vazhdimisht si qeveri”, ka thënë zëvendëskryeministri Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar sot heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave të lëndës së parë të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kjo masë e vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e drejtuar prej Ramush Haradinajt, do të fillojë heqja e taksës 100 për qind nga data 15 mars e këtij viti.

E nëse Serbia vazhdon fushatën jomiqësore, atëherë, siç ka thënë sot kryeministri, nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe deri më 15 qershor.

SHPËRNDAJE