Avdullah Hoti: Programi jonë është kontratë me qytetarët, nuk vrapojmë pas posteve

Kandidati i LDK’së për Kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë në Prizren se në partinë e tij nuk ka njerëz që ngarendin pas pozitës së Kryeministrit. Dhe, këtë e bëjnë me dekada.
“Ne jemi teknokrat. Ne kryejmë punë. Nuk ngarendim me dekada të bëhemi Kryeministra.

Programi jonë është kontratë me qytetarët, nuk vrapojmë pas posteve”, ka thënë Hoti, në Prizren.

Hoti ka premtuar se do Qeveria e re e Kosovës do t’i përkrahë të rinjtë për një vit në punë praktike me pagësë.

“Buxhetin brenda dy viteve do ta bëjmë tre miliardë euro”, ka premtuar ai.

Hoti është kandidat për Kryeministër nga LDK, AKR dhe Alternativa.

SHPËRNDAJE