Avdullahi: Agimi jonë!

Shkruan: Alajdin Avdullahi

Atëherë kur nuk të mbetet vend tjetër kund, mundohesh me e marr thesarin e Kosovës-Mitrovicën, e me shkaterru siq i shkatërruat të gjitha qytetet tjera!

A do të ishte shumë e logjikshme që të analizohen të gjitha qeverisjet lokale nëpër komuna të cilat u menaxhuan nga grupet e rrezikshme gjatë ketyre viteve të pas luftës?

A do të ishte e dhimbshme që të futemi në dekaden e tretë pas luftës dhe akoma të lejojmë që të udheheqin komunat tona grupe të ndryshme anarkiste?

Logjika e një njeriu normal din të tregoj se si evoluan këta persona të pa skrupullt të cilët për periudha shumë të shkurta fituan grada të larta shkencore dhe akademike. Shumë nga ta u bëne me kapital marramendes në periudha mujore, thuajse ketu piken nga qielli.! E cka është më e keqja e gjithë kësaj, ata arritën të krijojnë një klasë të re të shoqerisë në Kosovë (klasën mafioze) e cila nuk ishte e njohur për ne, deri sa dolën në skenë “kta” me xhipa t’zi.

A thua se sa i duhët shoqeris tonë të hjekë dorë nga dirigjueshmeria e tyre? Deri kur ta kuptojmë se keta anarkistë nuk i shohin qytetarët si njerëz por vetëm si instrument shërbyes për fushata elektorale në pergjithësi pasi që prej zgjedhjeve Kosova është”rrush”.

A mund të bejmë llogaritje të thjeshta mbi qeverisjet që i perjetuam nga keta anarkist të të ashtuquajturit klani “Pronto”, a nuk mjaftuan vetëm këto afera korruptive e mashtruese ne kete periudhe, a nuk mjaftuan vrasjet e shumta qe kurr nuk u zbuluan kurrë, a nuk mjaftoi Astriti i cili as sot nuk dihet se si vdiq?

Të hjekim dorë nga e keqja e ketij vendi, të hjekim dore nga këta njerëz gjakpirës!

Tani ju ka mbetur vetëm edhe një qëllim: ta rikthejnë Mitrovicën dhe ta fitojnë prap Prizrenin e që keto dy qytete strategjike ti shkatrrojnë perfundimisht, dhe ti kthejnë Mitrovicën në burim të kontrabandës me veriun e Kosovës, konkretisht burim të drogës dhe prostitucionit Prizrenin që është udhë lidhëse me Shqipërin.

Jo, nuk lejojmë që Mitrovicën e Isa Boletinit dhe Agim Bahtirit i cili arriti ta mbajë gjallë qytetin e minatorëve pasi që e kishin shkatrruar deri ne palcë, dhe qytetaret nuk lejojnë që plagët e shëruara për katër vite ti hapni përsëri.

Mitrovica e do kete burrë pa paragjykime, këtë burrë qe i kthej krenarinë duke i hap perspektive europiane, Mitrovica e përqafoj Agim Bahtirin ne vitin 2013, dhe nuk do ta lëshoj edhe për shume kohë.

Thashethëma mbi Agimin mund te ketë nga një numër i vogël i individëve të cilët rrin krah gjakpirësve të qytetit, por masa e madhe e don te tillë, sepse mbi te gjitha Agimi njihet si nje familjar i denjë, nje menaxher i sukses’shem dhe nje burr i cili vepron vet dhe nuk ndikohet nga te tjeret.

Punet e Agimit ne qytet dhe fshatra rrezatonin me bukurin qe ka Mitrovica, ndoshta ato mund të kenë fillesën e tyre edhe para se Agim Bahtiri te vijë në pushtet por burrëria e tij nuk i keqperdori këto investime, ai vetem i rriti dhe i zgjeroi per të mirën e Mitrovicës.

Mos e nënqmoni, por vlersojeni ne piedestalin më të lartë Agim Bahtirin sepse i këtillë siq është, del të jetë më i miri që kishte Mitrovica ndonjëherë. Qmojeni dhe duajeni sepse i vetmi doli te jete i pa korruptueshëm dhe zot shtëpie.

Njeri i afërt, i thjeshtë dhe i dashur për qytetin është Agimi, ai është unik, është vendim marrës i vërtetë e jo grup i klaneve dhe interesave të caktuara siq jemi mësuar më herët.

Duajeni sa e keni!

A.A

SHPËRNDAJE