Avionët luftarakë të NATO-së, sot mbi qiellin e Shqipërisë

Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, sot pritet të fluturojnë avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli.

Ky mision ajror paraprinë vizitën zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-së, gjeneralit Tod Wolters.

Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës.

Kjo bazë pritet jetë një bazë ushtarake e NATO-s ndërsa Aleanca do të investojë atje rreth 50 milionë dollarë.