Avni Zogiani e paralajmëron Visar Ymerin për ditën e nesërme!

Ish- kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani ka një porosi për liderin aktual të VV-së, Visar Ymeri.

Nesër, kur pritet që më në fund të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Zogiani ka theksuar se Ymeri duhet të tregohet kryetar i të gjithëve.

“Neser, Visar Imeri, trego qe je kryetar i te gjitheve ne Vetevendosje!”, ka shkruar ai, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, kjo mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së vjen pas përplasjeve të fundit që kishin ndodhur në VV, dhe kushtit që kishte vendosur një grup i deputetëve në krye me Dardan Molliqajn, që Kurti most ë kandidoj për kryetar të VV-së.

Shpërfaqja e pakënaqësisë shpërtheu pas daljes në publik të një bisede të deputetëve të VV-së, ku Aida Dërguti Albin Kurtin e quan mut.

SHPËRNDAJE