Avokatët mbrojtës në rastin “Syri i Popullit” kanë parashtruar kërkesë për përjashtimin e Prokurorit dhe Trupit Gjykues Kishte një arsye pse forcat e rendit u shtuan javën e kaluar tek Pallati i Drejtësisë. Aty në një seancë gjyqësore kishte shkuar Presidenti i vendit. Këtu, Hashim Thaçi kishte shkuar në cilësinë e të dëmtuarit në rastin e njohur si “Syri i Popullit”. E qëllim të vetëm kishte parashtrimin e pyetjeve për të akuzuarin Sadri Rmabaja. Këtë gjë e kishte arritur, deri sa kishte akuzuar Ramabajnë se ai është autori i librit “Lufta e pambaruar”. T7 ka siguruar një pjesë të atyre që kishte thënë Thaçi, në gjykatore. Ai kishte akuzuar Sadri Ramabajën edhe për shkrimin e disa komunikatave. “Ti je autor i librit, Lufta e pambaruar e jo Murat Jashari. Ti gjatë luftës ke shkruar komunikata në emrin e UÇK-së, më qëllim të degradimit të luftës sonë. Pse ke dashur të më vrasësh? Pse më ke trajtuar si tradhtarë? Por, këto pyetje i kishte reaguar mbrojtja. Avokatët i kishin kërkuar trupit gjykues, që t’ia ndalojë këtë formë të pyetjeve Hashim Thaçit, ndaj Sadri Ramabajës. Por, kur këtë reagim e kishin bërë avokatët Thaçi i kishte akuzuar edhe ata. “Disa nga këta avokat kanë qenë në zyrën time dhe më kanë thënë se ne e dimë se të mbrojturit tonë e kanë kryer këtë vepër penale, por në po I mbrojmë sa për t’ua marrë do pare” Sipas avokatëve mbrojtës, me këto shprehje Hashim Thaçi i kishte fyer ata . Ndërsa, kur i ishte kërkuar që të tregoj cilët avokat kanë qenë në zyre tek ai, presidenti nuk kishte thënë asnjë fjalë . Për këto arsye avokatët mbrojtës këtë të hënë, kanë parashtruar kërkesë për përjashtimin e turpit gjykues nga ky proces. Sipas tyre trupi gjykues ka shkelur ligjin kur ka lejuar presidentin të marr në pyetje në këtë formë Sadri Ramabajën. Pos kësaj, sipas avokatëve trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Naime Krasniqi Jashanica, kanë shkelur edhe Konventen Universale për të Drejtat e Njeriut, kur nuk kanë lejuar që gjykimi të jetë publik. Pos kësaj avokatët 9 avokat kanë kërkuar edhe përjashtimin e prokurorit special Sylë Hoxha, pasi që sipas tyre ai duhet të jetë palë e dëmtuar në këtë proces gjyqësor. Në këtë rast të akuzuar janë Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Toplana. Që të gjithëve u vihen në barrë akuza për veprimtari kundër rendi kushtetues të Kosovës. /Kaltrina Zymberi /

Avokatët mbrojtës në rastin “Syri i Popullit” kanë parashtruar kërkesë për përjashtimin e Prokurorit dhe Trupit Gjykues
Kishte një arsye pse forcat e rendit u shtuan javën e kaluar tek Pallati i Drejtësisë.

Aty në një seancë gjyqësore kishte shkuar Presidenti i vendit.

Këtu, Hashim Thaçi kishte shkuar në cilësinë e të dëmtuarit në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.

E qëllim të vetëm kishte parashtrimin e pyetjeve për të akuzuarin Sadri Rmabaja.

Këtë gjë e kishte arritur, deri sa kishte akuzuar Ramabajnë se ai është autori i librit “Lufta e pambaruar”.

T7 ka siguruar një pjesë të atyre që kishte thënë Thaçi, në gjykatore.

Ai kishte akuzuar Sadri Ramabajën edhe për shkrimin e disa komunikatave.

“Ti je autor i librit, Lufta e pambaruar e jo Murat Jashari. Ti gjatë luftës ke shkruar komunikata në emrin e UÇK-së, më qëllim të degradimit të luftës sonë. Pse ke dashur të më vrasësh? Pse më ke trajtuar si tradhtarë?

Por, këto pyetje i kishte reaguar mbrojtja.

Avokatët i kishin kërkuar trupit gjykues, që t’ia ndalojë këtë formë të pyetjeve Hashim Thaçit, ndaj Sadri Ramabajës.

Por, kur këtë reagim e kishin bërë avokatët Thaçi i kishte akuzuar edhe ata.

“Disa nga këta avokat kanë qenë në zyrën time dhe më kanë thënë se ne e dimë se të mbrojturit tonë e kanë kryer këtë vepër penale, por në po I mbrojmë sa për t’ua marrë do pare”

Sipas avokatëve mbrojtës, me këto shprehje Hashim Thaçi i kishte fyer ata .

Ndërsa, kur i ishte kërkuar që të tregoj cilët avokat kanë qenë në zyre tek ai, presidenti nuk kishte thënë asnjë fjalë .

Për këto arsye avokatët mbrojtës këtë të hënë, kanë parashtruar kërkesë për përjashtimin e turpit gjykues nga ky proces.

Sipas tyre trupi gjykues ka shkelur ligjin kur ka lejuar presidentin të marr në pyetje në këtë formë Sadri Ramabajën.

Pos kësaj, sipas avokatëve trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Naime Krasniqi Jashanica, kanë shkelur edhe Konventen Universale për  të Drejtat e Njeriut,  kur nuk kanë lejuar që gjykimi të jetë publik.

Pos kësaj avokatët 9 avokat kanë kërkuar edhe përjashtimin e prokurorit special Sylë Hoxha, pasi që sipas tyre ai duhet të jetë palë e dëmtuar në këtë proces gjyqësor.

Në këtë rast të akuzuar janë  Sadri Ramabaja, Murat Jashari, Ragip Sallova, Avni Llumnica, Sabit Berisha, Bexhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Toplana.

Që të gjithëve u vihen në barrë akuza për veprimtari kundër rendi kushtetues të Kosovës.

SHPËRNDAJE