Axha vret nipin në Gjilan (Foto)

(I plotësuar) Burimet bëjnë të ditur se vrasja e sotme ka qenë në mes familjarëve. Saktësisht është axha i cili ka shtënë mbi djalin e vllaut (nipin) duke e lënë të vdekur. Të dy janë të njohur në Gjilan si punëtorë në “Këmbimore”.

“I riu ka humbur jetën nga të shtënat ndërsa i dyshuari është i plagosur në gjendje të rëndë dhe gjendet në spital, pritet të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës”, thuhet nga ky burim i Indeksonline.

———————

Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë në Gjilan

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në qendër të Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Nuk dihen motivet e ngjarjes ende. Njësitë relevante të Policisë tashmë janë në vend ngjarje”, ka thënë Hashani.

Ndryshe Indeksonline mëson se ngjarja ka ndodhur në qendër të Gjilanit, pikërisht në pjesën e njohur si lokalet e argjendarëve.

SHPËRNDAJE