Azet shokon fansat e tij, merr vendim të papritur!

Reperi i njohur shqiptar me famë në Gjermani, Granit Musa i njohur për publikun shqiptar me nofkën, Azet përmes një postimi në Instagram tregoi se po largohet nga rrjetet sociale dhe këtë po e bën për familjen.

Reperi tha se nuk e di kur do të kthehet por si dhuratë deri në rikthimin e tij, solli ep-in, në të cilin ka përfshirë disa projekte muzikore.

Azet ka kujtuar fillimet e para në karrierë, ku thotë se bashkë me Nashin bëri muzikë në bodrum, ndërsa më vonë arritën suksese të mëdha edhe me bashkëpunëtorët tjerë, Zuna dhe Miami.

“Nga dhjetori do të pushoj pak nga rrjetet sociale. Do të bëj pak pauzë. Do të kthehem patjetër, por nuk e di akoma kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilat tani duhet të kujdesem. Jo si Azet, por si Granit”, ka shkruar ndër të tjera Azet.

SHPËRNDAJE