Babai i Palit tregon detaje të padëgjuara deri më tani, rreth gjetjes së djalit të tij

Babai i Palit, Nik Hiseni përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar se djali i tij Pali është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë, raporton Gazeta Blic.

Hiseni nuk ka dhënë detaje tjera se ku është gjetur djali i tyre, por ai ka falënderuar të gjithë për angazhimin.

Shkrimi i plotë:

Të nderura media,
Ju njoftojë se djali është shëndoshë e mirë dhe pranë nesh në shtëpi. Me rëndësi për ne është që, i gjithë ky ankth përfundoi mirë, kurse detaje rreth rrethanave të zhdukjes së djalit, me qëllim të mos ndërhyrjes së familjes tonë në hetime ju lutem drejtohuni në organet perkatëse.
Ju falënderojë shumë për angazhimin tuaj!
Me respekt,
Nik Hiseni