Babai i Rron Gjinovcit tregon pse është me PDK’në dhe e pëlqen Hashim Thaçin

Babai i Rron Gjinovcit, Arbëri ka treguar se pse është me Partinë Demokratike të Kosovës dhe pse e përlqen ish-presidentin, Hashim Thaçin.

Në emisionin e Adi Krastës, ai ka thënë se lidhja e tij me PDK’në është më shumë emocionale, duke e lidhur edhe me faktin se vjen nga regjioni i Drenicës.

“Lidhja ime me Partinë Demokratike nuk është lidhje si parti, por është një lidhje më shumë emocionale, sepse unë vijë nga regjioni i Drenicës, ku PDK’ja është e shtrime më shumë në atë territor. Partia Demokratike e ka brendashkruar UÇK’në brenda vetes,  mirëpo po ua kujtoj tash se më 14 shkurt në listën e zgjedhjeve, në 10shen e parë nuk është asnjë personazh i Ushtrisë Çlirimtare, vetëm Xhavit Haliti nëse nuk gaboj, e që i bie se kanë bërë reforma të thella. Do të thotë në 10’shen e parë e kemi vetëm Xhavit Halitin, por shohim njerëz të muzikës, të artit e të kulturës”, ka deklaruar ai.

Tutje, Arbëri ka treguar se përplasjet me Rronin i kanë shkaku i Thaçit.

“Me Rronin e kemi problemin për Hashim Thaçin, sepse nuk qëndron siç thotë Rroni”, ka deklaruar Arbër Gjinovci.

Ai ka komentuar foton që po qarkullon nëpër rrjete sociale ku shihet ai duke u përqafur me ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Gjinovci ka treguar se fotoja është realizuar kur ka qenë në një dasmë te Sami Lushtaku.

Në atë kohë thotë se Rroni ishte në burg për “veprat banditeske që i ka bërë atëherë me Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Në fakt ajo foto është në dasmë të një mikut tim, gjeneral Sami Lushtaku, edhe në atë kohë Rroni ka qenë në burg i dënuar dy muaj për veprat e tij banditeske që i ka bë atëherë me Vetëvendosje. Unë aty iu kam afruar Kadrisë edhe kemi bërë pak shaka”, ka treguar ai.