Babai ia shet vajzën për 15 mijë euro një serbi

Babai shet vajzën e tij! Edhe kjo mund të dëgjohet! Historia tronditëse është zbuluar nga policia italiane, pas një hetimit të gjatë.

Bëhet fjalë për një serb, i cili kishte shitur vajzcën e tij për 15 mijë euro te një bashkëkombës.

Pas një hetimi të gjatë dhe të kujdesshëm, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë dhe të rrezikshme në Firence të Italisë.

Hetuesit shpjegojnë se babai e ka fejuar vajzën që 13 vjeçe me një njeri rezident në Francë me familjen e tij.

Ai ka arritur marrëveshje me babanë e djalit rreth katër vite më parë, ku e mitura duhej të martohej në këmbim të pagesës 15 mijë euro. /Tetovasot/

SHPËRNDAJE