Bahtiri: Asnjë person nga Mitrovica e jugut nga ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19

Raportimet mediale se një person ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin COVID-19, i ka hedhur poshtë kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri thotë se sapo është informuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se asnjë person nuk është i infektuar me COVID-19.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte tha se një person nga Mitrovica ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin COVID-19, po pa saktësuar nga cila pjesë e Mitrovicës.

Ja postimi i Agim Bahtirit:

Asnjë person nga Mitrovica e jugut nuk ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin COVID-19, as sot e as ditëve të mëhershme. Këtë informacion sapo e mora zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës.

Ftoj qytetarët që t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë, në mënyrë që ta mbrojnë vetën dhe familjet e tyre nga ky virus.

AB

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE