Bahtiri konfirmon se një person ka dalë pozitiv me COVID-19 në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka treguar se në Mitrovicë është konfirmuar rasti i parë me COVID-19, për të cilën thotë se është punëtore e ETC-së

Ai ka thënë se gjendja shëndetësore e të infektuares është e mirë, ndërsa ka bërë të ditur vendimin e marrë për mbylljen e përkohëshme të ETC-së.

Postimi i Agim Bahtirit:

Qytetarë të dashur,

Edhe pas gjithë përpjekjeve që kemi bërë për marrjen e masave mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19 dhe kujdesit të treguar për të cilin ju falënderoj përzemërsisht, sonte është konfirmuar rastin i parë pozitiv nga Mitrovica.

E infektuara është 27 vjeçare me banim në lagjen Iliridë, e cila është punëtore e supermarketit ETC. Gjendja e saj është e mirë, ani pse po trajtohet sipas protokolleve mjekësore të parapara në ShSKUK.

Pas konsultimit me anëtarët e Shtabit Emergjent kemi marrë vendim për mbylljen e përkohëshme të ETC-së, ndërsa gjithë punëtorët e kësaj qendre tregtare dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuaren do të testohen IKShP-ja.

Edhe pse ky nuk është një lajm i mirë, ne nuk kemi nevojë për panik, sepse jemi komuna shembull për menaxhim të pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Kërkesa ime për juve është e njëjtë sonte, pra t’i zbatoni me përpikëri udhëzimet e institucioneve qendrore të shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE