Bahtiri kundër koalicionit me PAN-in, por e fton LDK-në që t’i bashkohet VV-së

Pas disa deklaratave të bëra kohëve të fundit nga nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ku u interpretuan se ka lëvizur nga pozicioni i tij dhe po e hap mundësinë e koalicionit AKR-PAN, ka reaguar vet ai duke e mohuar një gjë të tillë.

Por Bahtiri e ka ftuar LDK-në që të bashkohet me VV-në dhe të arrihet 61 nënshkrime të deputetëve, e pastaj nëse është e nevojshme t’i drejtohen edhe Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese, shkruan Veriu.info.


Ja postimi i plotë i Agim Bahtirit në Facebook:

Dikush po dëshiron që deklaratat e mia t’i nxjerrë prej konteksti, por qendrimi im është i njohur se nuk duhet t’i bashkohemi koalicionit PAN.

Mirëpo, është i papranueshëm pozicioni i LDK-së, sepse kjo parti po dëshiron që të mos formohen institucionet deri pas zgjedhjeve lokale, e pastaj ta përsërit skenarin e 2014-së duke iu bashkuar PAN-it.

E ftoj LDK-në që të bashkohet me VV-në dhe nënshkruajmë një marrëveshje, ku duke i mbledhur së bashku 61 nënshkrime, do t’i drejtoheshim edhe Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese, nëse është e nevojshme.

Pra, AKR-ja gjithmonë ka luajtur rol kontruktiv dhe është besnike e marrëveshjeve, por nuk mund të qendrojmë gjatë në këtë pozicion.




SHPËRNDAJE