Bahtiri kundërshton vendimin e Veliut për mbylljen e Qendrës për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka kundështuar vendimin e marrë nga Agim Veliu përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme , për mbylljen e Qendrës për Pajisje me Dokumente në komunën e Mitrovicës, pasi që një zyrtar ka rezoltuar pozitiv me Covid-19.

“Pas këtij njoftimi nga ana e MPB-së, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, kërkon nga ministria në fjalë që të angazhon staf shtesë në mënyrë që kjo qendër të hapet, pasi që është shumë e nevojshme që qytetarët tanë të marrin shërbimet që u duhen për dokumente të identifikimit si dhe vule apostile/verifikuese”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës.

Tutje në komunikatë theksohet se Qendra për Pajisje me Dokumente në Komunën e Mitrovicës që nga java e kaluar ka dhënë shërbime edhe për vula apostile/ verifikuese, jo vetëm për qytetarët mitrovicas, por edhe për qytetarët e rajonit, prandaj është më se e rëndësishme që kjo qendër të bëhet urgjentisht funksionale.

SHPËRNDAJE