Bahtiri përmbush sfidën, mbanë premtimin për ta vizituar Ujmanin pa polici

Të premten kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ishte mysafir në emisionin e Fidan Jupollit “DPT” në T7, ku kishte premtuar se do të shkonte në Ujman pa polici.

Këtë sfidë e kaloi Bahtiri, duke e mbajtur premtimin që ia kishte dhënë para dy ditësh gazetarit Fidan Jupolli.

“Këtu kanë derdhur gjak me mijëra shqiptarë”, ka thënë Bahtiri nga Ujmani.

“Qesharake është…, për arsye se Presidenti është dashur të vijë këtu pa polici… Policinë është dashur ta bëjë më herët”, ka thënë Bahtiri.

Në këto video të publikuara nga Fidan Jupolli, shihet ai së bashku me Agim Bahtirin gjatë vizitës që sot e kanë bërë në veri, shkruan Veriu.info

Se cilët janë politikanët e radhës që i ka sfiduar Jupolli nga Ujmani për ta vizituar këtë liqen, mësojeni duke i shikuar videot e tij që i ka publikuar nga Ujmani.

Ndryshe, vikendin e kaluar presidenti Hashim Thaçi e ka vizituar Ujmanin nën shoqërimin e shumë policëve të Njësisë Speciale. Po ashtu Ujmanin muajin e kaluar e kishte vizituar edhe president serb, Aleksandër Vuçiq./Veriu.info

N’ Ujmani qaty ku Vuqiqi qojke Selame

Publiée par Fidan Jupolli sur Dimanche 7 octobre 2018

N’ Ujman qaty ku qojke selame Vuqiqi

Publiée par Fidan Jupolli sur Dimanche 7 octobre 2018

N’ Ujman Pa Polici …. Kta jan Politikant q’ sfidohen per javen e ardheshme ✌️

Publiée par Fidan Jupolli sur Dimanche 7 octobre 2018

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE