Bale sonte me shansin e fundit tek Real Madridi

Gareth Bale, e ka shansin e fundit që ta dëshmoj veten tek skuadra e Real Madridit në ndeshjen vendimtare të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.

Mbretërit do të përballen në ‘Camp Nou’ me skuadrën e Barcelonës në kuadër të Kupës së Mbretit, ku pritet të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe shumë interesante.

Garetb Bale do të jetë lojtari që do të marrë vëmendjen më të madhe te madrilenët në këtë ndeshje.

Mediat në Spanjë raportojnë se Real Madridi do të vendos për fatin e tij në këtë përballje me Barcelonën.

Bale po kalon nëpër një formë të dobët në këtë sezon, andaj madrilenët po i japin atij shansin e fundit ta tregojë vetën, ndryshe do ta shesin në këtë verë.

SHPËRNDAJE