Barcelona dominon formacionin e stinorit vjeshtor, Real Madridi atë të dështimeve me Ronaldon në krye – Messi lojtari më i mirë (Foto)

Barcelona e dominon formacionin më të mirë të stinorit vjeshtor në La Liga, ndërsa Real Madridi atë të kundërt, kjo falë formës së kundërt të dy skuadrave.

Në skuadrën e ëndrrave të nga Barcelona kanë marrë pjesë Marc-Andre ter Stegen, Gerard Pique, Samuel Umtiti, Jordi Alba, Andres Iniesta, Sergio Busquets, Luis Suarez dhe Lionel Messi.

Tetë lojtarë të Barcelonës në këtë formacion.

Aty bëjnë pjesë edhe Alvaro Odriozola (Sociedad), Dani Parejo (Valencia) dhe Goncalo Guedes (Valencia).

Në formacionin e keq lojtarët e Real Madridi që bëjnë pjesë janë Achraf Hakimi, Marcelo, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Po ashtu në formacion janë edhe Leandro Chichizol, Mauricio Lemos, Ruben Semedo, Enzo Zidane, Nemanja Maksimovic, Nico Gaitan dhe Gerard Deulofeu.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në vjeshtë është Lionel Messi me 71.2 për qind të votove. /Telegrafi/Veriu.info

Formacioni më i mirë

Formacioni më i keq

 

SHPËRNDAJE