Barcelona fiton derbin ndaj Espanyolit, i ofrohet një pikë Real Madridit

Barcelona e ka fituar derbin e katalonisë ndaj Espanyolit me rezultat minimal 1-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 35-të.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Camp Nou’, golin e vetëm për ‘blaugranët’ e shënoi sulmuesi uruguaian, Luis Suarez.

Pas kësaj fitoreje Barcelona i ofrohet në një pikë Real Madridi, por ‘madrilenët’ kanë një ndeshje me pak të zhvilluar.

Katalunasit tani kanë 76 pikë, ku kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundim të kampionatit, ndërsa Espanyoli mbetet i fundit me 24 pikë.

SHPËRNDAJE