Barcelona gjen zëvendësuesin e Piques

Barcelona e sheh qendërmbrojtësin e Manchester Cityt si pasardhës ideal të Gerard Piques

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte është bërë objektiv i Barcelonës.

Për këtë është i bindur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell Express.

“Blaugrana” shpresojnë që klubi anglez ta lë të largohet mbrojtësin francez pasi t’i konfirmohet dënimi nga UEFA prej dy vjetësh mospjesëmarrje në garat evropiane.

Laporte ka munguar në pjesën më të madhe të sezonit 2019-2020 për shkak të lëndimit.

Ai i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje në Premierligë deri tash këtë edicion.

Sidoqoftë, kualitetet e tij janë të padiskutueshme dhe për këtë kampioni aktual spanjoll beson shumë në të.

Laporte po konsiderohet si pasardhës i Gerard Piques në Camp Nou.

SHPËRNDAJE