Bardhësi pafund: Bora mbulon këtë pjesë të Kosovës

Sot në Kosovë po mban mot i vranët dhe i ftohtë. Herë pas here dhe vende-vende mund të ketë reshje shiu, shqote dhe bore kryesisht të dobëta.


Bora ka mbuluar një pjesë të madhe të komunës së Dragashit.

Ndryshe, meteorologët kanë paralajmëruar se temperaturat e ulëta do ta kaplojnë vendin përgjatë ditëve në vijim të muajit dhjetor.

Sipas tyre, në gjysmën e dytë të këtij muaji, temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë Celcius.

  

SHPËRNDAJE