Bardhyl Meta ia gjen VV-së ‘Babën’ nuk është Albin Kurti

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me Vetëvendosjen dhe me atë se VV-së po i duhet një ‘Babë’, raporton Gazeta Blic.

Meta ka thënë se meqë VV-së po i duhet një Babë për së shpejti atëherë Akademiku,Prof.Dr. Rexhep Qosjen.

“Tash Ju, nëse jeni korrekt si Vetëvendosje, ma dini kogja për nder mua – se bukur gjatë punova sonte, për me Ju bo me „Babë“! Zgjedhje e zgjidhje më t‘mirë, e, ma Kogja‘Babë – s‘gjeni as me Konkurs Mbar’Kombëtar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Metës:

Meqë„Vetëvendosjes“ po i duhet një Babë, për s‘shpejti:
Atëherë, „Babë“ për Babë, qe ku e keni Akademikun, Prof. Dr. Rexhep Qosen!
Shkurt, i plotëson krejt kushtet e VV-së:
– Akademik!
– Shkrihet, si Qiriu, për „Bashkim“!
– Tiranën e përjetonë si Kryeqytet e si Olimp t‘botës!
– Është i Majtë dhe edhe Majtist – në të gjitha periudhat, e me të gjitha varietetet: Qosja është dhe ishte, edhe Enverist, por edhe Titist – që nga mosha pubërtitetit;
– Ishte edhe me Kardelin, edhe me Ramiz Alinë, edhe me Fatos Nanon, e edhe me Edi Ramën! Çka po doni ma shumë…?!
Tutje Qosja,
– Edhe me LPK,
– E pasha Kuranin e pasha Musafin, edhe me OMLK;
– Edhe me UÇK,
– E edhe me Islamin, Turqinë dhe Orientin;
OK, unë jam koshient se te Partia „Vetëvendosje“, shumë më me randësi se me qenë „Për diçka“ – është orientimi dhe përcaktimi i fortë i Babës, medoemos:
Anti-Anti…!

Edhe këtu, Prof. Dr. Qosja, është kogja‘bash’Bab‘?!
Rexhep Qosja, që nga puberteti, ka qenë:
– Edhe Anti, Ibrahim Rugova
– Edhe Anti, Fehmi Agani
– Edhe anti LDK, 29 vjet ;
– Edhe Anti, Sali Berisha,
– Edhe Anti Ismail Kadare
– Edhe Anti Demarkacion
– Edhe Anti „Zajednicë“
Edhe s’priton me i thanë Europës, e as Evropës, sa herë t‘doni Ju e Sekretariati: „Oj Evropë, oj Kurva Plakë“!
P.S. Tash Ju, nëse jeni korrekt si Vetëvendosje, ma dini kogja për nder mua – se bukur gjatë punova sonte, për me Ju bo me „Babë“! Zgjedhje e zgjidhje më t‘mirë, e, ma Kogja‘Babë – s‘gjeni as me Konkurs Mbar’Kombëtar. Dhe, s’ka k’si Babe – për mase t’Juej, të VV-së, prej Janinës, e drei n‘Zhleb…!

SHPËRNDAJE