Bashkimi Europian kundër ndryshimit të kufijve, a po i flet Gjermania edhe Mogherinit?

Bashkimi Europian ka qëndrim kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Kështu ka thënë dje në Beograd Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth, një qëndrim që zyrtarë të lartë të këtij shteti e përsërisin vazhdimisht. Por, sipas tij, jo vetëm Gjermania por edhe shumica e vendeve të BE’së janë kundër, kjo politikë, duhet të jetë edhe një alarm për Mogherinin dhe Hahn.

Zyrtari i lartë gjerman ka theksuar se kundërshtimi i Gjermanisë për ndryshimin e kufijve është edhe pozicion i BE’së pasi shumica e shteteve ndajnë këtë opinion. Sido që të jetë zyrtarët në Bruksel, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn kanë dhënë sinjale të qarta se nuk do t’i kufizojnë Thaçin e Vuçiqin që të negociojnë edhe korrigjimin e kufijve. Sidomos. Më insistues është shfaqur edhe Komisioneri Hahhn, vendi i të cilit ishte nikoqir i një takimi Thaçi – Vuçiq. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke insistuar më së shumti për korrigjimin e kufirit ndërkohë që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një editorial që shkroi për mediat serbe tha se nuk është duke kërkuar territore në Kosovë, por të drejta për serbët.

Pala gjermane këtë qëndrim, që po cilësohen edhe si vija të kuqe të Gjermanisë kur janë në pyetje kufijtë në Ballkanin Perëndimor, pritet ta konfirmojë edhe të mërkurën në Tiranë, kur atje të mbërrijë Kryediplomati Heiko Mass.

SHPËRNDAJE