BE s’i ka dorëzuar 60 mijë teste, Ministria shpjegon çfarë donacioni iu dha Kosovës

Ministria e Shëndetësisë ka streguar për donacionin që ka pranuar sot nga BE-ja. Përmes një njoftimi për media, MSH thotë se sot është pranuar nga Qendra për Hulumtim të përbashkët të Komisionit Europian, material biologjik i ARN-së së sintetizuar të virusit SARS-CoV-2, shkaktarit të COVID 19, që shërben si mostër kontrollë pozitive për prani të SARS-CoV-2.

Në njoftim bëhet e ditur se sasia prej 6 epruvetave me nga 100 micolitra secila, mund të përdoren si 60 mijë kontrolla pozitive në rast të vendosjes së 5 microlitrave në një reaksion.

“Ky material përdoret për të verifikuar saktësinë e fazave të transkriptimit dhe të amplifikimit të SARS-CoV-2 gjatë testimit me Real Time PCR.

Nuk janë pranuar 60000 teste, por një sasi prej 6 epruvetave me nga 100 microlitra secila të cilat pas hollimit të tyre në raport 1/1000 mund të përdoren si 60 000 kontrolla pozitive në rast të vendosjes së 5 microlitrave në një reaksion”, thekson Minisitra e Shëndetësisë në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se materialin e njëjtë e kanë pranuar ose pritet të pranohet edhe nga shtetet tjera në rajon si Shqipëria, Bosnha dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut si dhe Turqia.​

SHPËRNDAJE