Bebe Rexha flet për ndihmat e dhënë për Shqipërinë: ‘M’u thye zemra’

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha erdhi këtë javë në Shqipëri për të dhuruar një shumë të madhe parash për dy falmilje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bebe dhuroi edhe dy projektet arkitekturore të banesave të familjes në fshatin Bubq dhe në fshatin Bizë, ndërkaq, nuk ngurroi edhe të vizitonmte nga afër këto familje.

Artistja e njohur ndërkombëtare ishte e ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH, ku dha intervistën e saj të parë në Shqipëri me gazetarin Andi Vrapi.

Bebe u pyet rreth donacionit të saj për familjet në nevojë dhe tregoi: “Në fakt ndihem mirë. Do të doja që të ndihmoja më shumë, por nuk është se jam vetëm unë, po të gjithë ata njerëz që kanë dhuruar, që kanë ndarë lajmin me të tjerë, por është ndjesi e mirë të ndihmosh familje të ringrenë shtëpitë e tyre!”.

“Kur vizitova familjet e prekura ndjeva sikur isha gati të qaja. U trishtova shumë. Shiko, më ishte thyer zemra nga e gjitha kjo sepse më sillte në memorie familjen time. Ata jetonin në tenda dhe kjo më theu zemrën me të vërtetë!”, – ka shtuar Bebe Rexha.

Intervistën e plotë të Bebe Rexhës e gjeni në linkun mëposhtëm:

SHPËRNDAJE