Befason aktori i famshëm turk: Jam nip i Gjakovës, kam gjak shqiptari (Foto)

“Mirëmëngjesi, mirëdita, mirëmbrëma. Unë jam shqiptar”. Këto janë ndër fjalët e vetme që ai i di në shqip, ndonëse prejardhja e tij është shqiptare.

Aktori turk, Togla Ortancil, i cili sivjet për herë të parë vizitoi Kosovën, tregon se pavarësisht fjalëve të pakta që di nga gjuha shqipe, ai nuk e ka harruar vendin e origjinës.

Në një intervistë për Klan Kosovën, Ortancil tregon se është me prejardhje nga Gjakova, dhe se gjyshi i tij ka qenë inicues i ndërtimit të teqeve.

“Babai im është nga Gjakova. Gjyshi im, Shejh Mahmuti, ka qenë njëri nga themeluesit e teqeve në Gjakovë dhe në Prizren”.

SHPËRNDAJE