Befason Enver Hoxhaj: Me këtë parti do të bëjë koalicion PDK-ja pas 6 tetorit

Partitë politike në Kosovë janë në mes të fushatës elektorale, teksa qytetarët kosovarë do t’u drejtohen kutive të votimit me 6 tetor për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka qeverisur shumë vjet me vendin , po paraqitet në  fushatë me Paktin Kundër Korrupsionit por edhe pastrimin e saj nga të inkriminuarit.

Po kush janë partitë me të cilat mund të qeverisë PDK ose do të hyjë në koalicion pas zgjedhjeve. Hoxhaj thotë se ato janë partitë me të cilat mund të marrin vendime të mëdha.

“Pas fitores me 6 tetor do të bëjmë koalicion me partitë që mund të marrin vendime të mëdha” ka thënë Hoxhaj.

“Kemi bashkëqeverisur me Haradinajn dhe PDK është një parti që ka një trashëgimi të madhe politike. Kur kemi ardhur në pushtet në 2007 kemi premtuar se do të ndërtojmë autostrada në Kosovë, spitale, shkolla, do rrisim pagat për administratën. Shumë ishin skeptikë atëherë. PDK ka bërë hapa konkret në këto drejtime. Dhe këtë premtim do ta bëjmë realitet sapo zoti Kadri Veseli të bëhet Kryeministër”, ka thënë zëvendëskryetari i PDK-së, Hoxhaj.

Në intervistë për Ora News, Hoxhaj vlerësoi edhe listën e kandidatëve me të cilët garon PDK.

“Lista zgjedhore është prej listave më të pastra. Lista jonë nga 110 kandidatë, 658 garojnë për herë të parë dhe vinë nga shtresa të ndryshme. Nuk ka listë më të kompletuar. Ekipi i Veselit është nga ekipet më të mira që mund të ketë një parti politike”, ka thënë Enver Hoxhaj.

SHPËRNDAJE