Befason politikani serb: Thaçi dhe Vuçiq po flasin njëjtë

Në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, po flitet për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Kosovës, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka folur edhe për idenë e ndarjes së Kosovës. Ai ka thënë se Thaçi dhe Vuçiq po flasin me terminologji të njëjtë.

Rashiq ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7 se plani për ndarjen e Kosovës është i dëmshëm dhe shumë i keq.

“ Nuk çuditem nga veprimet e Thaçit. Nga bashkëpunimi me të që kam pas, mund të them se nga ai mund të pritet çdo gjë. Unë edhe me herët kam thënë se afërsia mes Thaçit dhe Vuqicit, tregon se mes tyre mund të këtë një marrëveshje për ndarje të Kosovës”, ka thënë Rashiq.

Ai ka thënë se një plan mes Thaçit dhe Vuciqit mund të jetë ende ekzistent. Mirëpo, Rashiq ka thënë se SHBA nuk e ka përkrahur Hashim Thaçin për ndonjë ndarje të Kosovës.

Rashiq ka thënë se Thaçi dhe flasin me terminologji të njëjtë për çështjen e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“ Ata dy po flasin me gjuhën e njëjtë. Por, unë mendoj se plani për ndarje të Kosovës është i dëmshëm dhe shumë i keq”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE