Befason Rita Ora: I lë pak vend imagjinatës me këtë veshje

Rita Ora pa dyshim që ka arritur ti prekë majat duke qëndruar në top listat botërorë tashmë një kohë të gjatë. Ylli kosovar edhe një herë ka treguar se sa tërheqëse di të jetë në koncertin e saj të fundit në Dublin.

Rita të dielën arriti t’i vë flakën arenës RDS, në Dublin të Irlandës duke dhënë një përformancë të mrekullueshme para 15.000 fansave . Ajo kishte veshur pantallona të shkurtra dhe bluzë të lëkurës, e padyshim që i la shumë pak imagjinatës. Krijuesja e hitit Anywhere e kishte përshtatur stilin e saj të viteve 80-ta me një trenerkë me ngjyra të vjollce, kuqe dhe të zezë, e të cilën më vonë e lidhi rreth belit të saj.

Më vonë Rita mori një flamur më ngjyrat e ylberit që e përfaqson komunitetin LGBTQ dhe e vendosi rreth krahëve të saj.

Kujtojmë se Rita së fundmi ka zbuluar se ajo është biseksuale në këngën e saj të fundit Girls, e cila është në bashkëpunim me Bebe Rexha, Cardi B dhe Charli Xcx

Rita u kritikua mjaftë shumë pas daljes në publik të kësaj kënge, mirëpo ajo rreth kësaj teme tha se:” Kënga është shkruar të prezantoj të vërtetën time dhe është një eksperiencë shumë e vërtetë e jetës time. Unë kam pasur lidhje romantike me gra dhe burra gjatë jetës time dhe ky është rrugëtimi im personal.”

Ndër të tjera ajo shtoi se: “ Unë kurrë nuk do ta ofendoja dikë tjetër të komunitetit LGBTQ. Unë do të vazhdoj përpara që ta shpreh atë që jam përmes artit që bëj, dhe do ti nxis fansat e mi që të jenë krenar më vetën e tyre, ashtu siç unë ndihëm për veten time.

SHPËRNDAJE