Bëhet i ditur emri i të dyshuarit për sulmin ndaj Lladrovcit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është sulmuar para disa ditësh në fshatin Terstenik të kësaj komune.

Atij i është thyer vetura me gurë gjatë fushatës për zgjedhje lokale.

Lidhur me këtë rast, si i dyshuar për sulmin është marrë Fitim Bazaj, vëllai i Naim Bazajt.

Këtë gjë për Periskopin e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj.

‘’Po. Vëllai im është si dyshuar për sulmin ndaj makinës së Ramiz Lladrovcit. Është arrestuar dje, ndërkohë që do të mbahet në mbajtje 48 orë’’, ka thënë ai për Periskopin.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar se personi i cili dyshohet se ka kanosur kryetarin aktual te Drenasit, Ramiz Lladrovci, është tashmë i arrestuari me inicialet F.B./Periskopi/

SHPËRNDAJE