Behrami drejt rikthimit në Itali

Mesfushori i Watfordit, Valon Behrami, raportohet se mund të rikthehet në Serie A.

32-vjeçari, që sivjet ka pasur vetëm pesë paraqitje, sipas “SkySport Italia”, do të rikthehet në Serie A te Udinese.

Behrami po ashtu po kërkohet edhe nga Sioni.

Në të kaluarën ai ka luajtur edhe për Genoan, Veronan, Lazion, Fiorentinën dhe Napolin. Ishte pjesë edhe e West Hamit në Premier Ligë e Hamburgut në Gjermani.

SHPËRNDAJE