Bekë Berisha analizon situatën politike: Koalicioni LDK- VV nuk do të ndodhë

Ish-deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se Vjosa Osmani nuk është e përshtatshme për t’u përballur me Serbinë në dialog.

Berisha në rtv Dukagjini ka thënë se koalicioni parazgjedhor me PSD-në ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit në të kaluarën.

“Edhe pse ishte në opozitë, PSD në është gjendur kur Lista Serbe sabotonte dhe bllokonte punët tona”.

Ish-deputeti i AAK-së thotë se për të ishte befasi koalicioni parazgjedhor NISMA-AKR.

Një koalicion të mundshëm LDK-Vetëvendosje, Berisha e konsideron më të panatyrshëm se koalicioni LDK-PDK.

“Megjithatë sot është parë se një koalicion LDK-Vetëvendosje nuk do të ndodh, edhe pse do të kisha dashur të ndodh e t’u bienin maskat sidomos këtyre të Vetëvendosjes”.

Berisha ka komentuar edhe kandidimin e Vjosa Osmanit nga LDK për kryeministre.

“Populli ynë ka respekt për femrat, por nëse Kosovën e merr në udhëheqje Vjosa Osmani, në këtë situatë do të ishte një aventurë për ne”.

Ai ka thënë se Kosova ka sfida me Serbinë dhe ka probleme edhe me Çakorrin andaj thotë se Vjosa Osmani nuk do të ishte e përshtatshme për të marrë këto përgjegjësi.