Bekim Haxhiu e dëshmon se në garë mbështetja e qytetarëve është kryesorja, fiton me numrin 109 për herë të katërt

Zgjedhjet e 6 tetorit për Kuvend të Kosovës po bëhen tri javë që kanë përfunduar, përderisa KQZ-ja gjendet në fazën përfundimtare të numërimit të tyre, ku javën e ardhshme pritet edhe certifikimi i rezultateve.

Në këto zgjedhje disa nga deputetët që prej pasluftës ishin pjesë e Kuvendit të Kosovës dështuan të fitojnë, përderisa pati edhe deputetë që rikonfirmuan fuqishëm besimin e qytetarëve për përfaqësim në organin më të lartë të Republikës së Kosovës, shkruan gazeta online Veriu.info

Një prej tyre është edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili për herë të katërt fitoi besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvend, të cilët treguan me këtë rast se po e vlerësojnë pozitivisht punën  e tij.

Mirëpo, si asnjë tjetër, Bekim Haxhiu katër herë radhazi ka fituar më një numër të veçantë, i cili nuk është aspak favorizues nëse e shohim në aspektin e radhitjes, pas të cilës ngarendin të gjithë kandidatët.

Ish komandanti i UÇK-së që e njohim edhe me nofkën Kamishi, prej herës së parë të kandidimit ka zgjedhur të marrë numrin 109, duke treguar se radhitja në listë nuk është aspak e rëndësishme nëse e ke përkrahjen e qytetarëve.

Pra, kandidimi i tij katër herë radhazi nga pozita e parafundit dhe fitimi i mandatit të deputetit, tregon se kur qytetarët i besojnë dikujt e gjejnë edhe në fund të listës.

Edhe pse kishte hyr rishtazi në politikë, Bekim Haxhiu për herë të parë kandidoi në vitin 2010 dhe zgjodhi pikërisht numrin 109, ku fitoi mandatin e deputetit nga radhët e PDK-së, gjë të cilën e ripërsëriti në vitin 2014. Ai po ashtu në zgjedhjet e vitit 2017 arriti të dalë ndër deputetët më të votuar të Kuvendit të Kosovës dhe atë duke mbajtur numrin e parafundit në listën zgjedhore, raporton Veriu.info

Se asgjë nuk ishte rastësi e dëshmoi edhe në këto zgjedhje, duke arritur të marrë mbi 10 mijë vota dhe të zgjedhet për herë të katërt deputet i Kuvendit të Kosovës, pikërisht duke kandiduar me numrin 109.

Sipas rezultateve të deritanishme PDK ka fituar 24 mandate deputetësh.

Veriu.info ju sjellë listën e kandidatëve të PDK-së që kanë fituar në garën për deputetë:

KADRI VESELI  146,057

URAN  ISMAILI  28,169

MERGIM  LUSHTAKU  18,444

FERAT SHALA  18,289

ELMI REÇICA  17,850

BEDRI HAMZA  15,370

ABELARD  TAHIRI  14,492

KUJTIM GASHI  13,272

BAJRUSH XHEMAILI  11,620

ENVER HOXHAJ  11,056

MEMLI KRASNIQI  10,989

HAJREDIN KUÇI  10,609

BEKIM HAXHIU  10,492

SEJDI HOXHA  9,630

FATMIR  XHELILI  9,311

GAZMEND BYTYÇI  9,097

ELIZA HOXHA  9,256

ARIANA MUSLIU SHOSHI 8,778

EVGJENI THAÇI DRAGUSHA  8,333

GANIMETE MUSLIU  8,240

BLERTA DELIU KODRA  8,078

BESA ISMAILI AHMETI  7,876

FLORETË ZEJNULLAHU  7,033

VALDETE IDRIZI  6,226

 

SHPËRNDAJE