Bekim Haxhiu: Legjenda e futbollit Fadil Vokrri po vjen në bronz

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka dhënë lajmin se shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit ka përfunduar, projekt ky që ishte inicuar nga vet deputeti.

Haxhiu pati kritika edhe për Komunën e Prishtinës dhe Federatën e Futbollit të Kosovës që ende nuk kanë arritur ta përcaktojnë saktë lokacionin e parkut ku do të vendoset shtatorja e Fadil Vokrrit, shkruan Gazeta online Veriu.info.

Postimi i plotë:

Legjenda e futbollit Fadil Vokrri po vjen në bronz, në Prishtinë.

I emocionuar pranë Shtatores së legjendës Fadil Vokrri dhe i lumtur që projekti të cilin e inicova para dy vitesh, po merr formën përfundimtare.

Mbrëmë e vizitova skulptorin Agron Blakqori i cili po e realizon shtatoren e Fadil Vokrrit dhe e përgëzova për punën e mrekullueshme dhe profesionale që ka bërë deri me tani, në realizimin e shtatores së legjendës tonë të futbollit.

Në anën tjetër është për çdo kritikë neglizhenca e Komunës se Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët ende nuk kanë arritur ta përcaktojnë saktë lokacionin e parkut ku do të vendoset shtatorja e Fadil Vokrrit.

Është për t’u habitur se si ende në Kuvendin Komunal të Prishtinës nuk është votuar Projekti i parkut dhe shtatores se Fadil Vokrrit.
Vendimi i tyre duhet të jetë me i shpejtë, ngase shtatorja gjigande e Fadil Vokrrit po bëhet gati që të vendoset shumë shpejtë në Prishtinë.

Për shkak të neglizhencës se Komunës së Prishtinës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës shtatorja e Fadil Vokrrit rrezikon të
mbetet e mbyllur në atelien e Agronit, deri në vendimin për caktimin dhe saktësimin e lokacionit.

Publiée par Bekim Haxhiu sur Mardi 11 août 2020

SHPËRNDAJE