Bekim Haxhiu me urim te veçantë për Bekim Jasharin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka uruar ditëlindjen kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharit.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook duke uruar Jasharin, ka shkruar se populli shqiptarë u është mirënjohës familjes së tyre.

Postimi i tij i plotë:

Urime ditëlindja kryetar Bekim Jashari!
Të uroj nga thellësia e zemrës shëndet, mbarësi dhe suksese në jetë!

Uroj të kesh jetë të gjatë, pranë familjes, miqëve dhe qytetarëve të cilëve po u shërben çdo ditë me përkushtim maksimal.

Paraardhësit tuaj, Jasharajt Legjendar na e ndriquan rrugën e lirisë , ndërsa ju sot po punoni më përkushtim për rrugën e zhvillimit, ju na ndryshuat çdo gjë për të mirë në vendin tonë.

Populli shqiptarë ju është mirënjohës ju dhe familjes tuaj që si vizionar, udhërrëfyes dhe çlirimtarë sollet lirinë, e sot po vazhdoni me punë për zhvillim të vendit.

Urime paç jetë të gjatë , shumë fat e lumturi me familjen tuaj!/FaktePlus

SHPËRNDAJE