Bekim Haxhiu: Urime ditëlindjen Gjeneral Nuredin Lushtaku

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një shkrimi i ka uruar ditëlindjen Gjeneral Nuredin Lushtakut, duke e vlerësuar lartë veprimtarinë jetësore të nënkryetarit të Skenderajt.

Kamishi thotë se Nuredin Lushtaku është shembulli më i mirë se si një udhëheqës i luftës, në paqe kontribuon në forcimin e ushtrisë, grantimin e sigurisë dhe tani në udhëheqje të Komunës së Skënderaj, duke qenë i suksesshëm në përmbushjen e përgjegjësive të marra në të mirë të qytetarëve.

Ja postimi i Bekim Haxhiut:

Urime ditëlindjen Gjeneral Nuredin Lushtaku👏👏👏

Të jesh ushtarak dhe udhëheqës publik është e vështirë, por njëkohësisht është shumë e rëndësishme dhe patriotike e jo rrallë kërkon sakrifica madje edhe sublime, për të bërë më të sigurtë jetën dhe të ardhmen e bashkëqytetarëve.

Kur Kosova ishte nën okupim, ju ishit prijës në luftën për liri, kur ju ishit në ushtri, në Gardën e Kosovës ju ishit garantues i sigurisë. Sot kur ju bashkë me kryetarin Bekim Jashari jeni në udhëheqje të Komunës së Skënderaj, jeni shpresa për zhvillim ekonomik për një të ardhme më të mirë e të mbarë të Drenicës.

Gjeneral, ju jeni shembulli më i mirë se si një udhëheqës i luftës, në paqe kontribuon në forcimin e ushtrisë, grantimin e sigurisë dhe tani në udhëheqje të Komunës së Skënderaj, duke qenë i suksesshëm në përmbushjen e përgjegjësive të marra në të mirë të qytetarëve.

Vyrtytet e tua të larta njerzore, i ndershëm, i fjalës, me moral e integritet të lartë dhe atdhetar i vërtetë, të kanë bërë një prej personaliteteve më të respektuar të UÇK-së, të Gjeneralit të Grades së Kosovës dhe të udhëheqësit publik.

Ju dëshmuat me punën tuaj se respekti buron nga ndershmëria dhe gatishmëria juaj për të qëndruar pranë fjalës së dhënë, pranë qytetarëve për të zgjedhur problemet e tyre.

Gjeneral, ju jeni prej atyre personaliteteve që gëzoni popullaritet dhe respekt të veçantë te qytetarët. Ju së bashku me kryetarin Bekim Jashari po prezantoni në mënyrën më të mirë Komunën e Skënderajt. Puna, cilësia dhe vyrtytet tuaja janë bërë shembull për të tjerë.

Të gjithë ata që ju takojnë dhe bashkpunojnë me ju kanë krijuar respekt të veçantë për shkak të vyrtyteve tuaja, ndershmërisë dhe burrërisë suaj.

Jo të gjithë ushtarakët arrijnë të jenë të suksesshëm pasi marrin përgjegjësi në jetën civile, nuk është e lehtë, për të ruajtur të pastër figurën e ushtarakut dhe zyrtarit publik me përgjegjësi të lartë në udhëheqje të Komunës.

Mirëpo Gjeneral Nuredin Lushtaku, ti e fitove edhe këtë betejë falë punës së ndershme, njeriut të fjalës dhe patriotit të vërtetë.

Urime ditëlindjen Gjeneral Nuredin Lushtaku 💯vite të lumtura👏👏👏

SHPËRNDAJE