Bekim Jashari me para personale renovon shtëpinë e Gani Shaqirit

Nuk është hera e parë që kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari është përfshirë në raste humanitare, raporton Gazeta online Veriu.info.

Ai së fundi i ka renovuar shtëpinë Gani Shaqirit nga fsahti Baks, edhe atë me para personale.

Lajmin e ka dhënë kushëriri i Gani Shaqirit i cili ka thënë se ndihmën e ka kërkuar nga komuna e Skenderajt, por kryetari Jashari kishte vendosur qe me paratë personale të merret me këtë rast.

“Të jemi mirënjohës Kryetar, Bekim Hamëz Jashari, që pa asnjë hezitim e pranuat kërkesën e disa prej banorëve të fshatit Baks për ta ndihmuar Ganiun”, ka shkruar Astrit Shaqiri.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE