Benzema kthehet të flet për burgosjen: Ndjehesha pa asgjë, si kriminel

Karim Benzema ka kaluar një periudhë të vështirë në vitin e fundit, që nga video e Valbuenas, marrëdhënia me tifozët e Real Madridit, por edhe me ata të Francës, që shumë prej tyre pyesin pse ai nuk është në ekipin kombëtar. 

Canal Plus ka bërë një dokumentar me të rreth jetës në Madrid, por edhe me babanë e tij për jetën në Lyon.

Ai flet edhe për momentin më të ulët të karrierës së tij, kur u arrestua në burgun e Versajës.

“Ndiheni të vetëm, pa futboll, pa asgjë, si një kriminel”, tha ai.

Arrestimi i tij

“E pyeta vetën, se çfarë po kërkon këtu?”.

Shokë të tij, por edhe të skuadrës si Ronaldo, Ramos, Marcelo dhe Bale, flasin për kualitetet e lojtarit.

“Shpresoj që të shkoj në Kupën e Botës pasi është një lojtar fenomenal:, ka thënë Ronaldo.

Edhe trajneri dhe legjenda e futbollit francez Zinedine Zidane ka thënë se ai duhet të ftohet nga Franca.

Ai vazhdon të mbetet pa ftesë nga Franca

“Franca ka qenë gjithmonë në kokën e tij. Ka pasur një çështje, por tani duhet të shikohet se çfarë mund të ofrojë ai për ekipin kombëtarë”.

Babi i tij, Hafid Benzema, thotë se ndjehet krenar kur e sheh djalin e tij që punon kaq shumë për ta arritur qëllimin e tij.

“I kam bërtitur kur ishte fëmijë që të shënonte, shënonte dhe të shënonte. I thosha të mos pasojë”.

“Tani ai mund të ecë me kokën lartë, sa herë i thashë të jetë i qetë? Duhet të bësh sakrifica nëse dëshiron të kesh sukses. Nuk më pëlqente t’i bërtisja dhe tani jam krenar atë që ai ka bërë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

SHPËRNDAJE