Beogradi orkestron sulme kundër Ambasadorit të SHBA’së

Ka mjaftuar një deklaratë e ambasadori të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, rreth pavarësisë së Republikës së Kosovës, që ndaj tij të lëshohen akuza e kritika të orkestruara nga liderët e shtetit serb.

I pari që e ka sulmuar ka qenë Aleksandër Vuçiq, pas tij edhe ministri i Brendshëm, Vulin, dhe në fund edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

Kryeministrja serbe i ka quajtur deklarimet e tij si skandaloze dhe të tmerrshme.

“Unë mendoj se një qëndrim i tillë është i pa pranueshëm jo vetëm në diplomaci, por është edhe mos respekt për mikpritësit, në veçanti në Qeverinë e Serbisë. Ju nuk duhet të bëni deklarime të tilla, aq më pak derisa jeni në Serbi”, ka thënë ajo, shkruan ‘Novosti’, transmeton Gazeta Express.

Brnabiq ka thënë se çdo mbledhje duhet të ndërprehët në rast se dëgjohet dikush teksa e cilëson Republikën e Kosovës si shtet.

“Scott ka qenë prezent në ato takime, dhe ai përsëri e ka përsëritur atë se çfarë ka thënë, ështe ekstremisht e pa pranueshme”, ka vazhduar kryeministrja serbe.

Ajo ka shprehur indinjatën e saj për deklarimet e ambasadorit amerikan, duke thënë se kompania e Phlip Morris është investitori më i madh në Serbi dhe ‘ambasadori i vërtetë’ .

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott , e ka cilësuar Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, gjë që ka nxitur reagime të shumta në Serbi./GazetaExpress/

SHPËRNDAJE