Bëri shqiponjën, serbët “hakmerren” i hedhin kokë derri shqiptarit

Dhjetëra banorë të një lagjeje në Beograd, bllokuan furrën e një shqiptari pasditen e djeshme.

Kjo vetëm pasi ai kishte postuar një foto në Facebook ku po bënte simbolin e shqiponjës.

Sipas mediave kosovare, e gjithë vitrina e dyqanit të tij në pjesën e jashtme është mbushur me letra ngjitëse që kishin brenda tyre hartën e Kosovës brenda flamurin serb.

“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për shkak të propagandës ndaj Shqipërisë së Madhe.

Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa brenda furrës është hedhur edhe një kokë derri si nënçmim dhe fyerje ndaj shqiptarëve myslimanë.

SHPËRNDAJE