Berishës në foto me Asadin: Si është e vërteta?

Sa herë u jepet rasti dhe sa herë përmendet emri i Bashar Al Asasit, mediat pro qeveritare botojnë një foto ku Sali Berisha duket në krah të diktatorit siran.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë pasi ish kryeministri ka përshëndetur sulmet e vendeve të perëndimit ndaj Sirisë.

Kuptohet qartë analogjia që kërkohet të bëhet dhe përshtypja që mëton të krijohet.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Por, mjafton një kërkim i shpejtë për të kuptuar të vërtetën. Pas klishesë ku duket portreti i Asadit ngjitur me atë të Berishës ka një histori. Lapsi.al ka zbuluar edhe foto të tjera. Ato tregojnë “manipulimin” e fotos që serviret në Shqipëri.

Aty Sali Berisha gjendet mes një tufe të madhe krerësh shtetesh, si ish diktatorët egjiptianë dhe tunizianë Mubarak dhe Ben Ali, finlandezia Tarja Halonen, presidenti rumun Trajan Basesku dhe sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon.

Është viti 2008 dhe ata janë ftuar nga Nicolas Sarkozy për të marrë pjesë në tribunën e parakalimit tradicional që kryhet në bulevardin Champs Elyse me rastin e festës kombëtare të Francës, 14 korrikut.

Nga fotot e tjera duket qartë se nuk ka asnjë lidhje mes pamjeve reale dhe imazhit që kërkohet të shitet në Tiranë.

SHPËRNDAJE