Besim Muzaqi merr drejtimin e VV-së në Vushtrri me legjitimitet pesë herë më të madh se sa Aida Dërguti

Sot Besim Muzaqi është zgjedhur kryetar i Qendrës së VV-së në Vushtrri, duke marrë nën drejtim pozitën e cila kishte mbetur e zbrazët pas largimit të Aida Dërgutit, proces të cilit i kishte paraprirë një skandal i saj.

Mirëpo, për dallim nga viti 2016 kur Aida Dërguti ishte zgjedhur kryetare e Qendrës, Besim Muzaqi sot ka marrë legjitimitet shumë më të madh se ajo.

Veriu.info mëson se Aida Dërguti ishte zgjedhur kryetare e Qendrës me vetëm 118 vota ‘pro’ dhe kundër , pesë herë më pak se sa Besim Muzaqi, i cili sot ka marrë 561 vota (96%).

Pra, legjitimiteti i Besim Muzaqit është disa herë më i madh se sa i Aida Dërgutit, gjë që tregon se në VV-në e Vushtrrisë nuk është vërejtur largimi i saj në drejtim të PSD-së./Veriu.info

SHPËRNDAJE