Besnik Beka: Me Kryetar Agimin e me Kryeministër Albinin, ne e bëjmë ndryshimin

Të premten kryetari i komnës së Mitrovicës dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri së bashku me gjithë nëndegën e AKR-së në Mitrovicë ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti.

Më rastin e aderimit Agim Bahtiri e ka vlerësuar lartë veprimtarin e Albin Kurtit dhe kandidaturën e tij për kryeministër, sikurse që edhe lideri i VV-së tha se Mitrovica është me fat që e ka kryetar Agim Bahtirin.

Sonte është publikuar edhe fotografia e parë e Agim Bahtirit në zyret e VV-së, ku shihet se është mbajtur edhe mbledhja e parë e përbashkët e VV-së në Mitrovicë.

Këtë foto e ka publikuar Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe ish zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besnik Beka.

“Me mendje e pahamendje! Më shumë se kurrë më parë, Kosova ka nevojë për ndryshim pozitiv. Me Agimin e bëmë ndryshimin në Mitrovicë, ndërsa së bashku me Albinin do ta bëjmë ndryshimin në gjithë Kosovën. Me Kryetar Agim Bahtirin! Me Kryeministër Albin Kurtin!”, ka shkruar Besnik Beka.

SHPËRNDAJE