Besoni ose jo! Kjo është diferenca në moshë mes Adelina Tahirit dhe milionerit 50 vjeçar!

TahiriKëngëtarja Adelina Tahiri u martua dhe ka fëmijë bashkë me maqedonin Serjoza Markov.

Pas shumë thashethemeve lidhur me lidhjen e saj, ajo së fundi në një intervistë shpalosi të gjitha për raportin e saj me bashkëshortin si dhe si e kanë pritur familja e saj lidhjen.

Kur ishte e angazhuar më së shumti në muzikë, në intervista të ndryshme Adelina Tahiri deklaronte se ishte ende e re për të patur një lidhje.

Pak më vonë, me humor ajo tha se mamaja e saj ishte shumë e rreptë në këtë drejtim, kështu që ishte e kot që media të merrej me jetën e saj private.

Por, nuk desh shumë që të mësonim për martesën e këngëtares nga Shkupi me avokatin maqedonas, Serjoza Markov.

Ky i fundit është 50 vjeç, ndërsa këtë vit Adelina feston 27-vjetorin.Pra diferencë në moshë kanë 23 vite./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE