BIK-u merr vendim: A do falet namazi i Bajramit dhe a do të lejohen vizitat tek të afërmit?!

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që të mos ketë organizim të faljes së namazit të Fitër-Bajramit në xhamitë e vendit e as në hapësira të tjera publike

Në vendimin e BIK-ut , thuhet se nuk do të organizohet as pritje në selinë e këtij institucioni fetar, e as në selitë e këshillave lokalë.

Bashkësia Islame ka bërë thirrje që të mos ketë vizita te njëri-tjetri gjatë ditëve të Fitër-Bajramit, me qëllim që të ruhet shëndeti në situatën e pandiemisë dhe respektim të masave kundër covid 19.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE